Transmetuar më 01-01-2022, 21:03

Banorët e Big Brother VIP janë njohur sot me vendimin e ‘Vëllait të Madh’ për t’a shtyrë qëndrimin në shtëpi deri më 18 shkurt.

Sipas parashikimit, spektakli do të mbyllej më 14 janar. Por duke parë interesin e audiencës ‘Vëllai i Madh’ ka vendosur shtyrjen.

Të pyetur se çfarë mendonin, disa nga banorët, si Einxhel, e kanë mirëpritur.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ilirin i cili u trishtua paraprakisht nga ky vendim.

Ai u shpreh se kishte hallin e bashkëshortes dhe vajzës që siç tha ai, po sakrifikojnë. Megjithatë ai deklaroi se ‘u hyn gjërave për të shkuar deri në fund’.

Gjithashtu ‘Vëllai i Madh’ ka premtuar 10 mijë euro për çdo finalist.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd