Transmetuar më 01-01-2022, 19:33

Një ngjarja e rëndë ka tronditur Athinën. Një i ri nga Bullgaria ka shkaktuar panik pasi, është duke mbajtur peng ish-partneren e tij.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqyetit grek ndërsa policia u njoftua nga motra e vajzës. Ajo është shprehur për mediat se përpara se ta merrte peng, ish i dashuri e kishte goditur dhe e kishte kërcënuar me thikë.

“I vendosi prangat dhe e kërcënoi me thikë,” është shprehur ajo me zërin që i dridhej, sipas raportimeve.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar forca të shumta policia dhe pranishme është edhe Brigada e Zjarrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd