Transmetuar më 01-01-2022, 17:08

Kur u mendua se konflikti po shuhej, befas rriten tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë. Madje ka qenë vetë presidenti Volodymyr Oleksandrovych Zelenskyy, që në fjalën e fundvitit, kundërshtoi grumbullimin e forcave ruse, që janë vendosur në kufi me Ukrainën.

“Ne nuk na frikëson asnjë ushtri në asnjërën anë të kufirit”, tha ai, “sepse një ushtri e madhe në anën tonë të kufirit na mbron ne”.

Komentet e tij vijnë në kohën e rritjes së tensioneve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit lidhur me grumbullimin e trupave ruse dhe me kërkesat e Moskës për “garanci të gjera të sigurisë” në Evropë dhe Azinë Qendrore.

Autoritetet në Kiev kanë shprehur shqetësimet se Rusia gjatë javëve në vijim mund ta pushtojë Ukrainën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd