Transmetuar më 01-01-2022, 10:39

Duket si një ‘garë’ me Shqipërinë…
Në mesnatën e ndërrimit të viteve dy foshnjet e para që lindën në Shqipëri ishin djem. Gjithashtu edhe në Kosovë, foshnja e parë ishte djalë.
Lindja u regjistrua në orën 00:01 në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Nëna është nga Prishtina dhe ky është fëmija i parë i saj.
Foshnja gëzon shëndet të plotë.