Transmetuar më 01-01-2022, 10:07

Burrë e grua rrihen dhunshëm mes tyre dhe përfundojnë në spital

Ngjarja ka ndodhur në një familje në Prishtinë. Sipas policisë, një burrë dhe grua kanë bërë sherr me njëri tjetrin dhe për pasojë kanë marrë dëmtime.

Raportohet se atyre u është dashur trajtim mjekësor për shkak të pasojave të sherrit që kishin.

Pas këtij incidenti ata janë thirrur në prokurori.

Një grup hetimor po merret me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.