Transmetuar më 29-12-2021, 21:35

Serbia do të ofrojë para të thatë në duar për 2.9 milionë banorë, duke filluar nga data 15 janar.

Pagesat do të bëhen për disa kategori. Të rinjtë nga 16 deri në 30 vjeç do të përfitojnë 100 euro, pensionistët 150 euro dhe punonjësit e shëdetësisë 85 euro.

Pagesat do të bëhen vetëm një herë dhe Vuçiç tha se me këtë synonte që të ndihmonte të rinjtë dhe shtresat në nevojë.

“Falë gjendjes së shëndetshme financiare të vendit, kemi mundësi që të bëjmë këto pagesa”, tha Vuçiç.

Sipas përllogaritjeve të qeverisë serbe, në total do të jenë 2.9 milionë banorë që do të përfitojnë këto para nga data 1 janar deri më 15 shkurt të vitit të ardhshëm.