Transmetuar më 26-12-2021, 20:41

Aksidenti tragjik me dy të vdekur.
Burime për Noa.al bënë me dije se ngjarja ndodhi mbrëmjne e sotme në fshatin Zajm të Klinës në Kosovë.
Bëhet me dije se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.
“Dy persona kanë vdekur në aksidentin në fshatin Zajm të Klinës. Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe një fëmijë”, tha Gashi.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe një grup hetimor.
po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.