Transmetuar më 24-12-2021, 21:26
Maqedonia e Veriut – Koronavirusi i ka marrë jetën e një fëmije një vjeçar nga Manastiri.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik bëhet fjalë për një fëmijë i cili ka qëndruar në shtëpinë e fëmijëve në Manastir. Paraprakisht ai ka qenë i shtruar për kurim në Klinikën e Fëmijëve si pasojë e komplikimeve nga sëmundje të tjera kronike.
Fëmija 1 vjeçar ka vuajtur nga Epilepsia, Hidrocefalusi, Malnutricioni, Kardiomiopatia.
Pasi rezultuar pozitiv në testin ndaj Covid-19, fëmija disa ditë me radhë ka qëndruar në kujdes intensiv.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd