10 persona u arrestuan nga një aksion antidrogë në kumanovë të Shkupit.
Ministri i brendshëm Spasovski tha se në mesin e të arrestuarve janë edhe tre pjesëtarë të policisë dhe pesë doganierë.
Ai tha se aksionit i ka paraprirë hetim nëntë mujor. Grupi tashmë i arrestuar, sipas Spasovskit ka pranuar një dërgesë nga Egjipti në aeroportin e Shkupit me mbi 1 milion tableta pseudoefredin, në vlerë prej mbi 100.000 dollarë. Nga aeroporti të njëjtat me fugon i kanë dërguar në Kumanovë, shkruan Alsat.
“Fugoni është gjetur tek shtëpia e njërit nga të dyshuarit dhe pas urdhrit të marrë paraprakisht nga gjykatësi i lëndës paraprake nga Gjykata themelore Kumanovë, është kryer kontroll në automjet dhe në shtëpi. Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet ka 13 kuti të mëdha, në të cilat gjithsej kishte 1.555.600 tableta të pa paketuara në fabrikë dhe pa udhëzim, nga një kompani egjiptiane. Gjatë kësaj fatura në pajtueshmëri me deklaratën për të cilën bëhet fjalë për galenteri për telefona celular dhe kompjuter, për të cilat janë paguar të dhëna prej 3500 dollar, por pas vlerësimit të kryer nga ana e Drejtorisë së doganave, është konstatuar se bëhet fjalë për prodhime jashtë asaj që është deklaruar – tableta pseudoefredin”- deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Spasovaski tha se aksioni akoma nuk ka përfunduar dhe i njëjti do të zgjerohet. Ai poashtu tha se pjesë e këtyre hetimeve është edhe një aksion i realizuar nga policia e Kosovës në Zhegër të Gjilanit ku më 2 nëntor, në një fugon janë gjetur 190 kg. medikamente të ndryshme në formë të tabletave. Të gjithë të arrestuarve në aksionin e dy ditëve më parë Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd