Transmetuar më 23-12-2021, 19:28

Shqiptarët ‘marrin’ ministrinë e Arsimit në Maqedoninë e Veriut

Burime partiake bëjnë me dije se ministria do i përkasë BDI.

Në kuadër të ndryshimeve brenda partnerëve të koalicionit, BDI do ta kompensojë Ministrinë për Shoqëri Informatike që do t’i takojë Alternativës.

BDI do marr Ministrinë e Arsimit, edhe pse përflitej se mund të marrë Ministrinë e Mbrojtjes.

Jo zyrtarisht mësohet se ministri aktual i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Jeton Shaqiri, do të jetë ministri i ardhshëm i Arsimit dhe Shkencës.

Në një bisedë telefonike për TV21, Shaqiri tha se vendimet përfundimtare nga partia do t’i shpallë ndoshta javën e ardhshme.(INA)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd