
Atdhe Xharavina është një nga ish-konkurrentët më të komentuar të “Për’puthen’’, për dyshimet që ngrihen shpesh në lidhje me jetën e tij sentimentale. Ish-konkurrenti shpesh është përfolur për lidhje me vajza të ndryshme të ekranit. Ai është parë nën shoqërinë e një tjetër bukurosheje së fundmi. Bëhet fjalë për Ifgjeni Dhedhes, e njohur për publikun si Efi i ‘’Per’Puthen.
Portali Kryefjala ka publikuar disa foto ky duken të dy duke shkuar në një dyqan fustanesh në kryeqytet. Ata duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke ngritur dyshimet se mund të jenë në një lidhje.
Të gjitha dyshimet se janë në një lidhje i ka shtuar vetë Atdheu duke bërë një postim në Instagramin e tij.
“Efaaaa, sa i lumtur sot”, ka shkruar ai në stroy të shoqëruar me disa emoji.
Këtë story të ish-konkurrentit, të gjithë e kanë marrë si një konfirmim nga ana e atij që dyshimet e ngritura në rrjet janë të vërteta.
Ndërkohë ai ka postuar një tjetër video para pak minutash në Instarstory ku dëgjohet në sfond kënga ‘’Mezi pres’’, dhe ish-konkurrenti e këndon në fragmentin ‘’Mezi pres me ia thënë nënës që në dashuri kam rënë…’’

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





