Azbi Kaba, një shqiptar nga Peshkopia, i cili vuante nga kanceri, u la të vdiste në burg në Idrizov të Maqedonisë së Veriut, pa asnjë ndihmë.
47-vjeçari Kaba ishte diagnostikuar prej 5 muajsh me kancer, e pavarësisht kësaj nuk ishte shtruar në spital, e nuk iu dha asnjë mjekim e asnjë ndihmë. Ai vdiq në qeli pak pas mesnate.
Noa.al publikon foton e të ndjerit. Ai punonte si taksist dhe bënte rrugën e Maqedonisë. Ai kishte dhe nje Kaba Taxi dhe udhëtonte dhe kishte një linjë të rregullt.
Sakaq familjarët tregojnë se lajmin e hidhur e kishin marrë vesh përmes telefonit, ku ishin njoftuar se 47-vjeçari kishte ndërruar jetë.
“Ngjarjen e morëm vesh përmes telefonit. Kishte 7 vite burg. Ishte në burg për lëndë narkotike. As një gram nuk i kapën. Ka 3 fëmijë. Nuk vuante nga asnjë sëmundje. Ministri i Drejtësisë u mundua, kërkoi që të lirohej. Ambasada shqiptare tentoi, por s’e liruan.”, tha vjehrri i viktimës.
"Në vizitën e parë dhe të fundit që kishte bërë në spital, mjekët i kishin dhënë Kabës vetëm 2 muaj jetë, e megjithatë autoritetet e lanë atë të vdiste në qeli, ku e të vetmen ndihmë e merrte nga shokët e tij në burg", thonë burimet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd