
Ngjarje e rëndë në Kosovë.
Një i ri është djegur brenda shtëpisë në të cilën ndodhej.
Rasti u shënua në fshatin Lloqan të Komunës së Deçanit.
Burime nga Policia e Pejës bënë me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë ndërhyrjes nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar).Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Kufoma është dërguar në morgun e spitaleve për hetime të mëtejshme.
Për vdekjen e të riut ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen tragjike nga jeta, e të riut Mentor (Canë) Himaj nga fshati Lloqan komuna e Deçanit. Ngushëlime familjes Himaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.