Transmetuar më 13-12-2021, 20:53

Njerëzit kanë jetuar prej kaq shumë kohësh me kafshët, saqë është e vështirë të imagjinohet se ka pasur ndonjëherë një periudhë,kur ne nuk kemi pasur “shokë” me gëzof apo pendë, qëna kanë ndihmuar në një mënyrë apo tjetrën.

Edhe pse numri ndryshon në varësi të mënyrës se si e përkufizojmë“zbutjen” e tyre, shkenca ka identifikuar 30-40 specie, që ne ose i kemi zbutur plotësisht, apo me të cilët kemi krijuar të paktën një farë lidhje me përfitime të ndërsjella. Sido që të jenë kriteret, zbutja e këtyre kafshëve nuk ishte aspak një proces i thjeshtë apo linear.

Ajo ka ndodhur përmes përshtatjes graduale, dhe fillon para shumë mijëvjeçarëve, në kohë dhe vende të ndryshme anembanë globit. Por sapo filloi butja e tyre, ne nuk ndryshuam vetëm kafshët që sollëm në jetën tonë. Ato na ndryshuan edhe vetë ne.

Njerëzimi do të dukej shumë ndryshe sot – dhe me gjasë nuk do të ishte zhvilluar në masën që njohim – pa ndihmën dhe mbështetjen e kafshëve shtëpiake, të cilat na ka kanë ndihmuar të gjuajmë, të bartim ngarkesa të ndryshme, të sigurojmë ushqim dhe materiale për veshje dhe vegla, dhe e shumë më tepër sesa kaq. Ja cilat janë disa prej krijesave më të rëndësishme,që kemi bërë pjesë të jetës sonë.

Qentë (14.000-40.000 vjet më parë)

Ka ende ka shumë debate rreth kohës kur njerëzit u përpoqën për herë të parë të zbutin qentë. Por arkeozoologët dhe gjenetistët, nuk e kundërshtojnë pretendimin, se “miku më i mirë i njeriut”, ishte gjithashtu miku ynë i parë nga mbretëria e kafshëve.

Marrëdhënia, të cilën disa e përshkruajnë si një bashkë–evolucion midis dy specieve, filloi në kohën kur paraardhësit tanë ishin gjuetarë-mbledhës nomadë, pra shumë përpara se të shpiknim bujqësinë apo të ndërtonim ndonjë lloj qytetërimi. Të dobishëm për gjueti, mbrojtje, kontrollin e dëmtuesve dhe shoqërim, qentë mund t’u kenë dhënë njerëzve të hershëm një avantazh zhvillimor, që u dha mundësi të mposhtin Neandertalët.

Dhitë (10.000-11.000 vjet më parë)

Disa studiues pretendojnë se dhitë janë ndoshta speciet e para blegtorale, që u zbutën nga njeriu. ADN-ja më e vjetër e njohur e zbuluar në Iran, i përkiste një dhie dhe daton rreth vitit 8200 para Krishtit, në kohën kur njerëzit po kalonin nga të qenit gjuetarë-mbledhës në fermerë dhe barinj.

Të mësuara me terrene të ndryshme, dhitë e egra evoluan duke qenë të përshtatshme për mbarështimit. Në dallim nga qentë, dhitë siguronin një burim të gatshëm ushqimi (qumësht dhe mish) dhe materiale të tjera të dobishme, duke përfshirë leshin, lëkurën, kockat etj. Edhe jashtëqitjet e tyre ishin të dobishme, pasi përdoreshin si lëndë djegëse.

Lopët dhe demat (10.000 vjet më parë)

Ndërsa njerëzit nisën të vendoseshin në një vendbanim të përhershëm,ata po gjuanin më pak dhe po kultivonin më shumë. Ndaj u joshëm shumë nga lopët dhe demat. Studimet e fundit,kanë zbuluar ekzistencën e një tufe të vogël të zbutur 10.500 vjet më parë. Ato ofronin një nivel sigurie ushqimore shumë më të mirë. Edhe kur nuk na ushqenin (apo na siguronin lëkurë), ata mund të lëronin arat apo të transportonin mallra të ndryshme.

Kuajt (6000 vjet më parë)

Ne e dimë nga arti i shpellave që daton 30.000 vjet më parë, se marrëdhënia më e hershme midis njeriut dhe kalit, ishte ajo midis grabitqarit dhe pre-së. Kuajt e egër gjuheshin përushqim. Përpjekjet e hershme për zbutjen e tyre, besohet se kanë ndodhur nga njerëzit që jetonin në stepën perëndimore euroaziatike

Por të dhënat tregojnë se njerëzit i shihnin gjithashtu kuajt si më shumë sesa vetëm një burim ushqimi ose kafshë transporti. Kërkimet arkeologjike kanë gjetur shenja të një parzmoreje për kuajt, të përdorur që5500 vjet më parë, duke sugjeruar se kuajt e fuqishëm shaloheshin nga njerëzit.

Forca dhe shpejtësia e kalit, i siguruan njerëzimit avantazhe që nuk mund t’ia jepte dot qeni besnik. Kuajt siguruan mundësi shumë më të mëdha për transport, tregti, komunikim, dhe për fatkeqësisht edhe për luftë.

Macet (4000 vjet më parë)

Një studim i ADN- së së 9000 apo më shumë viteve më parë të maceve (të egra dhe të zbutura), tregon se ato kanë jetuar afër njerëzve për shekuj, pa u zbutur ende. Macet e egra tërhiqeshin nga njerëzit, pasi bujqësia e hershme gjeneroi burime dhe mbeturinaushqimore.

Këto të fundit heqin parazitët, dhe parazitët tërheqin macet. Në fund ne arritëm t’i zbutim ato, dhe i futëm në shtëpitë tona për shoqëri. Dëshmia më e hershme se macet ishin bërë kafshë shtëpiake, vjen nga arti egjiptian që daton 4000 vjet më parë.