Transmetuar më 11-12-2021, 20:40

Duket se po shkon drejt zbardhjes vrasja e nxënësve dhe shoferit të autobusit në Gllogjan.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nga ky fshat.

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.

Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani. Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

Prokuroria e Pejës ka thirru konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30. “Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje.