Transmetuar më 09-12-2021, 18:07

Ato kanë standartet e tyre të punës, rregulloret etj.

Po a e kishit menduar ndonjëherë se përse stjuardesat i mbajnë duart pas shpinës derisa ju mirëpresin në aeroplan? Ato gjithmonë përdorin këtë lloj “poze” dhe arsyeja është tejet interesante.

Në këtë mënyrë, ato numërojnë pasagjerët. Në shuplakat e tyre të duarve kanë një lloj numëratore që u shërben për t’i numëruar të gjithë pasagjerët që janë futur në aeroplan me qëllim që numri i tyre të përshtatet me atë në dokumentet e aeroplanit.

Në raste të caktuara madje ky numër mund t’i ndihmojë stjuardesës sa i përket peshës që bart aeroplani dhe nëse është e nevojshme që pesha të shpërndahet në aeroplan njëtrajtshëm për të ruajtur balancën.

Por, pse këtë e fshehin nga pasagjerët? Personeli nuk do që t’i pengojë ata të fitojnë vëmendje të “panevojshme”.