Transmetuar më 08-12-2021, 22:37
Një sasi e madhe droge është kapur në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Sipas mediave maqedonase bëhet fjalë për një sasi prej 200 kilogramë marihuanë.
Lidhur me këtë sasi droge në pranga raportohet se kanë rënë disa persona identiteti I të cilëve nuk është bërë ende i ditur.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë aksionin dhe bëjnë të ditur se informacione shtesë do të ketë gjatë ditës së nesërme për këtë aksion policor që vijon ende.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd