Transmetuar më 08-12-2021, 21:54

Qeveria në Malin e Zi do bjerë shumë shpejt! Milo Gjukanoviç është optimist se qeveria në Mal të Zi do të bjerë shumë shpejt. Ai thotë se vendi ka humbur 15 muaj kohë kot me një cirk politik.

“Unë nuk do të jem pjesë e një politike që rivale me realitetin në Mal të Zi”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Sipas Presidentit malazez, qeveria e ka humbur shumicën si në parlament, ashtu edhe në popull.

“Është koha që të ndërmarrim nisma për ndryshim. Janë bërë qesharakë tani me sajesa për të fshehur dobësinë e tyre; atë që nuk gëzojnë mbështetjen e qytetarëve”, tha Gjukanoviç.

Qeveria e Malit të Zi përbëhet nga një koalicion mes serbëve dhe partive të tjera të vogla, përfshirë këtu edhe URA-n e Dritan Abazoviç.