Transmetuar më 06-12-2021, 18:53

Humbi jetën rreth 1 vit më parë nga Covid-19, merr titullin e lartë nga Presidenti i Republikës.

Presidenti i Republikës ShTZ Ilir Meta, i ka dhënë titullin e lartë Engjëll Daklit, një prej figurave më të shquara të qytetit të Elbasanit. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast merrte pjesë bashkëshortja, Ortenca Dakli, familjarë, miq e të ftuar të tjerë.

Titulli iu dorëzua bashkëshortes, Ortenca Dakli.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Presidenti Meta shprehet se:

‘Në 1-vjetorin e ndarjes së parakohshme nga jeta, pata sot nderin të vlerësoj me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, ish-deputetin, ish-ministrin e Punës dhe ish-kryebashkiakun e paharruar të Elbasanit, Engjëll Dakli, që me aq pasion dhe përkushtim punoi për modernizimin e qeverisjes vendore të qytetit të tij të lindjes. Përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, Engjëll Dakli do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri, pedagog i shkëlqyer dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit, shembull frymëzimi për politikanët dhe zyrtarët e administratës së gjeneratave të reja.’