








Janë ndezur dritat e pemës dhe festave në "Sheshin Skënderbej" në Tiranë.
Edhe këtë vit, Bashkia e Tiranës ka vendosur pemën në shesh, ndërkohë që ditët e fundit janë vendosur dhe shtëpizat prej druri që ofrojnë shërbime të ndryshme, përfshirë edhe lodrat e fëmijëve.
Siç shihet dhe nga fotot e noa.al, dritat i kanë dhënë një pamje të ngrohtë Tiranës, ndërkohë që urimet e të gjithëve janë për një vit të ri më të mirë se ky që po lëmë pas.
I pranishëm në ndezjen e dritave te pema ishte dhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili u shpreh se bashkë me Tiranën që ndezi sot dritat e festës përmes pemës së Krishtlindjeve, po ndizet edhe drita e shpresës dhe e besimit te çdo qytetar i saj, pas dy viteve të vështira që kaluam me tërmetin dhe pandeminë.
“Në fakt ne në Tiranë dimë të ndezim drita. Ndezim drita nëpër shkolla. Ndezim sot dhe dritat e pemës, por pyetja më e rëndësishme është: – A mund të ndezë gjithsecili prej nesh një dritë në zemrën e tij, një dritë që e bën pak më të mirë se ç’ishte këtë vit, pak më solidar, një shok më të mirë, një nxënës më të mirë, një qytetar më të mirë? Nëse ne ndezim këtë dritë në zemrën tonë, secili prej nesh këtë vit mund të bëjë gjëra të mrekullueshme,” u shpreh Veliaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





