Transmetuar më 30-11-2021, 21:48
Ka rezultuar fals alarmi për bombë në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë që ngriti në këmbë policinë në Shkup.
Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se po merren të gjitha masat për të gjetur personin që ka shpërndarë këtë informacion dhe që ka shkaktuar panik te qytetarët.
Ministria apelon qytetarët që të jenë të qetë dhe të mos përhapin panik, sepse sipas saj, çdo gjë është nën kontroll.
Si pasojë e këtij alarmi për bombë u evakuan disa institucione, dhe u vendos perimetri i sigurisë për qytetarët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd