Transmetuar më 29-11-2021, 14:47

Donaldi dhe Beatrix po përfliten shumë ditët e fundit për një pëlqim mes tyre dhe në disa momente kanë treguar shumë afrimitet. Ata përfunduan duke u larë bashkë në dush, duke i lënë të gjithë të mendojnë se diçka është duke lindur mes tyre.

Por nuk ka qenë vetëm kjo. Kamerat kanë kapur vazhdimisht shikime mes tyre që mund të jenë dukur si flirtim, ndërsa ndjekësit kanë vërshuar në komente se mes tyre ka më shumë se sa shoqëri.

Por mbetet për tu parë se si do të jetë rrugëtimi i tyre në Big Brother VIP sepse mbrëmjen kur u shkëmbye puthja mes Borës dhe Donaldit, ishte Beatrix që i komentoi moderatores duke i thënë se sa shumë i simpatizonte si çift.

“Më kujtuat sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit”, shkruante Beatrix e madje shprehte edhe dashuri për Borën.

Nga ky koment kuptohet se këngëtarja ka pasur simpati për Borën dhe Donaldin si çift, por situata është edhe më e paqartë tashmë që ajo ka krijuar një farë afrimiteti me aktorin, edhe pse nuk e ka pranuar që e pëlqen.