Transmetuar më 29-11-2021, 11:59

Greqia është duke kaluar një periudhë ku krimi është rritur ndjeshëm.

Një tjetër ngjarje e përgjakshme ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Selanik, konkretisht në rrugën Dafnis 3.

Një burrë 50-vjeç ka debatuar me një grua 40-vjeçare dhe djalin e saj dhe i ka sulmuar me thikë në mes të rrugës.

Sipas medieve greke, dy të plagosurit janë transportuar me ambulancën e EKAB-it në spitalin AHEPA.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Po punohet për zbardhjen e rrethanave.