Transmetuar më 29-11-2021, 09:34

Shkrumbohet nga flakët një pallat në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Shtyllë të Korçës.

Mësohet se në këtë pallat jetonin 3 familje, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë në momentin e rënies së zjarrit, duke mos pësuar lëndime.

Burime bënë me dije për Noa.al se zjarri ka djegur krejtësisht banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka pasur dëme të mëdha materiale.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.