Transmetuar më 28-11-2021, 22:43

Autoritetet britanike kanë vënë në pranga dhe më pas kanë dëbuar një 39-vjeçar që prej dy vitesh ishte shpallur në kërrkim, pasi ka qenë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore.

Mediat britanike bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shqiptarin Hazir Lala, i cili banonte në Walthamstow. Fillimisht Lala u dënua për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, drejtimin e mjeti pa siguracion në prill të vitit 2016. Asokohe u dënua me 15 muaj burg, por vuajti vetëm 6 pas hekurave.

Më pas, ai u arrestua sërish në Mbretërinë e Bashkuar në shtator 2019 për vepra të krimit të organizuar të imigracionit të kryera në Belgjikë.

39-vjeçari shqiptar u dënua me pesë vjet burg, por dënimi u pezullua. Më 19 gusht 2020 ai u dëbua në Shqipëri, por përsëri u rikthye në Angli, ku sot është bërë i mundur arrestimi i tij.