Transmetuar më 28-11-2021, 21:14

Aksident në unazën jugore të Elbasanit. Përplasen dy mjete, disa të plagosur.

Në vendngjarje kanë shkuar dy autoambulanca dhe policia.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Dyshohet moti me lagështi dhe mosrespektim i rregullave të qarkullimit.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të përplasjes së mjeteve.