Transmetuar më 28-11-2021, 12:59

Një aksident ka ndodhur sot në Valbonë.

Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në fshatin Cërrnicë. Automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin T. T., banues në fshatin Markaj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët, shtetasit L. B., M. L., dhe F. Rr., të moshës 19 dhe 20 vjeç, banues në Suharek, Kosovë, të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.