Transmetuar më 28-11-2021, 09:50

Shkëputet masivi shkëmbor, trafik i rënduar prej orësh në aksin Tiranë-Burrel.

Shembja ndodhi në afërsi të vendit të quajtur “Sektori C”, duke bllokuar fillimisht totalisht qarkullimin e automjeteve.

Prej 5 orësh vazhdon lëvizja me vështirësi të automjeteve që lëvizin nga Tirana drejt Burrelit apo anasjelltas.

Në vendin e shembjes kanë shkuar fadroma dhe makineri që po largojnë gurët dhe inertet.

Aksi vazhdon të mbetet i rrezikshëm ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes.