Transmetuar më 28-11-2021, 08:15

Mësohet emri i pacientes që humbi jetën nga nga përplasja e ambulancës që po e dërgonte në spital. Ajo është Anila Bërdaku, 42 vjeçe. E ndjera po transportohej me ambulancën e Krujës drejt kryeqytetit, por nuk ishte e thënë.

Në aksident u përfshinë ambulanca me një mjet tip Golf 5. Përplasja ishte tejet e fortë dhe duket nga fotat e siguruara nga vendngjarja.

Si pasojë e kësaj përplasje ndodhen rëndë infermieri me inicialet A.B., 30 vjeç, infermieri i ambulancës, M.B., 32 vjeçe, e cila ndodhej ne ambulancë, si edhe shtetasi me inicialet Y.G., 22 vjeç. pasagjer në Golf 5.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.