Kanë mbërritur në Shkup, dy nga të mbijetuarit e tragjedisë së autobusit në Bullgari. Ata do të trajtohen në Qendrën Urgjente, për të kaluar në Klinikën për Kirurgji Plastike. Ministri Shëndetësisë Venko Filipce tha se të mbijetuarit e tjerë pritet të arrijnë javën e ardhshme
“Këtu jam për mbesën time, e cila ka 16 vjet, ka një operacion plastik në dorën e djathtë. Ka disa djegie në dorën e majtë., dhe disa djegie në fytyrë”, tha Rexhail Kamberi, familjar.
“Presim që të arrijnë nga Bullgaria dy nga gjithsejtë 7 pacientët që ishin të shtruar në spitalin “Pirogov”. Unë sot në mëngjes kam biseduar me drejtorin e spitalit, ata po lirohen në gjendje stabile. Bëhet fjalë për një vajzë të moshës 17 vjeçe dhe një më i moshuar. Ata do të vendosen këtu në klinikë, për këtë janë siguruar dhe vendet.
Fillimisht do të hospitalizohen, pas çka do të bëjmë vlerësim dhe do të shqyrtojmë mundësin e krimit shtëpiak. Kanë arritur kolegët e psikiatrisë, për t’ju ofruar edhe mbështetje psikiatrike, që është shumë e rëndësishme në këtë moment. Kështu që jemi plotësisht të përgatitur që ti pranojmë pacientët dhe këtu të kujdesemi për shëndetin e tyre”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd