Transmetuar më 27-11-2021, 12:59

Atdheu, një nga personazhet e njohur pas pjesëmarrjes në programin Për’puthen ka folur për vajzat duke thënë: ‘Ka nga ato që mendojnë se mendojnë që kam shumë lekë, po unë jam hallexhi’.

Pas kësaj, ai komentoi fotografitë që i kanë dalë me një vajzë bionde, por thotë se e ka kolege në punë dhe asgjë tjetër.

Sa i përket pjesëmarrjes së Antonelës në Big Brother VIP, Athdeu tha:

“Më ka marrë në telefon Antonela kur ka dashur të hynte në Big Brother dhe i kam thënë mendoje mirë. Por e përballon ajo se është e fortë. Është provokuese, ngacmuese. Kishte nevojë Big Brother për të dhe Meridianin.”

Ndërsa për fitoren, u shpreh se i pëlqen loja e Arjolës dhe ajo mund të marrë fitoren.