Transmetuar më 27-11-2021, 12:38

Një nga konkurrentët e Love Story, Andi, ngjalli shumë diskutime sepse ai i cilësoi shumicën e vajzave shqiptare si materialiste.

Andi:Marrëdhëniet e mia me gocat janë të shkëlqyera. Mund të them se kam qenë një herë i dashuruar. Kam rrezikuar dhe unë në një rast, por mund të them se kam shpëtuar.

Gocat mendoj se pëlqejnë anën fizike, por kam vënë re se pëlqejnë edhe të mirat materiale. Nga eksperienca ime kam parë se shumica e gocave në Shqipëri janë dhe pak materialiste.

Vajza që do doja të zgjidhja në jetë më pëlqen që të jetë e sinqertë, të jetë njeri që vjen nga shtresa e mesme, nuk do të doja dikë të pasur. Të jetë pak nikoqire, siç e do mamaja.

Pas kësaj, Daniela ka treguar se nëse do t’i jepej rasti nuk do të përfundonte me Andin.

Daniela: Nuk do të shkoja me Andin në Sarandë. Andi ka folur më shumë se ç’duhet. Nuk është në tipin tim, nuk përshtatemi. Ti Andi flet shumë dhe bën shumë thashetheme.

Andi: Është më mirë të thuash se e ndjen xhelozinë midis meje dhe Deas dhe është muhabet i mbyllur.

Daniela: Unë nuk jam xheloze fare sepse Dea nuk dha as pëlqim për ty tani, asgjë. Është e kotë të flasësh. Ti Andi e tregon shumë hapur xhelozinë, të dallohet që në fytyrë që je shumë negativ për mua dhe s’ma ndryshon njeri mendjen.

Andi: Nga të gjitha eksperiencat e mia kam parë se vajzat shqiptare duan materializmin, duan krudo,verë harrojnë se kanë ngrënë fasule e trahana.

Klaudia: Edhe ti preferon këtë jetë sepse të pamë në klip me shampanjë.