Transmetuar më 26-11-2021, 19:41

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka cilësuar ‘trillim’ akuzat e Sali Berishës. Më tej Basha ka theksuar se Berisha e vendos veten mbi PD-në, ndërsa shton se Sali Berisha nuk njeh kufi në çfarë thotë.

Basha i përgjigjet Berishës:

Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës.

Reagimi i kreut të PD erdhi pasi Berisha nga foltorja e tij në Kurbin e akuzoi Bashën për marrëveshje me Ramën, ndërsa tha që ndajnë interesa 20%.