Transmetuar më 25-11-2021, 21:39

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka thënë në ‘Opinion’ se në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet më 11 dhjetor nga Sali Berisha do të shkarkohet kryetari i Partisë Demokratike.

Sipas tij, do të ndryshohet statuti pas verifikimit të kuorumit, gjë që do të sjellë më pas shkarkimin e Bashës.

Oerd Bylykbashi: Kuvendi Kombëtar veprimin e parë që bën ngreh komisionin e vet dhe verifikon format se i verifikon për veten e vet, sepse kryetari mund të jetë në konflikt interesi, është kryetari për tu shkarkuar. Pasi verifikohet kuorumi merren vendimet, do ndryshohet statuti dhe gjëja me e sigurt fare është që Lulzim Basha do të shkarkohet. Më pas Kuvendi merr masa për të zgjidhur të gjitha çështjet.