Transmetuar më 25-11-2021, 19:37

Fifi mori vendimin që të largohet nga shtëpia më e famshme në shtëpi, pasi rrëfeu se nuk ndihet mirë dhe ka nevojë të përqendrohet dhe vetja dhe shëndeti i saj.

Banorët u përshëndetën mes lotësh, ndërsa këngëtarja u tha me humor se “jam banore shumë e fortë, ta dini që po jua bëj lojën më të lehtë meqë po iki”.

Ndërsa miqtë e saj më të ngushtë nxituan që të ishin të parët që do të takonte sapo të dilte jashtë. Ardit Çuni i dha një përqafim të ngrohtë dhe sqaroi se pavarësisht çdo gjëje që ka ndodhur në shtëpi, mbeten miq, pasi “respekti për njëri-tjetrin është kryesori”.

Edhe ish-konkurrentja Paloma takoi artisten, ndërsa u shpreh se vendimi për t’u larguar ishte i duhuri për të.