Transmetuar më 25-11-2021, 09:53

Grindjet familjare shpesh i kalojne caqet duke u bërë të dhunshme e madje objekt i policisë dhe organeve hetimore. Një rast i tillë ka ndodhur në Prishtinë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës pas një mosmarrëveshjeje verbale që kishin pasur viktima me të dyshuarin.

Policia ka bërë të ditur se viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq pas intervistimit të palëve, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.