Transmetuar më 24-11-2021, 13:11

Nisi mbarë, me fitore në Champions, aventura e përkohshme e Michael Carrick në pankinën e Manchester United. Ish-mesfushori i “Djajve të Kuq” zuri vendin e Solskjaerit të shkarkuar para dy ditësh dhe mori fitore 2-0 jashtë fushe, kundër Villarrealit.

Golat për anglezët u shënuan nga Cristiano Ronaldo dhe Jadon Sancho, duke siguruar matematikisht edhe kualifikimin në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

Në Angli, megjithatë, tashmë ka nisur “gjuetia” për trajnerin e ri të Manchester United, të paktën deri në qershor 2022, kur do të nisë “sulmi” për Mauricio Pochettino, aktualisht në krye të PSG.

Reasons why Barcelona are keeping hold of Ernesto Valverde - AS.com

Megjithatë, argjentinasi mohoi çdo thashethem të tillë, duke thënë se ndihet më së miri në kryeqytetin francez. Sipas BBC dhe “The Guardian”, ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është favoriti kryesor për të pasuar Solskjaer.

Kontaktet me spanjollin, për ta sjellë në “Old Trafford”, tashmë kanë filluar. Trajneri 57-vjeçar nuk ka stërvitur asnjë ekip që nga janari i vitit 2020, kur u shkarkua nga stoli blaugrana. Në karrierën e tij ka fituar shumë, ka edhe përvojën e nevojshme për të drejtuar një klub të madh.

Ai kurrë nuk ka punuar në Premier League, por flet anglisht dhe Manchester United mund të përfaqësojë atë aventurë sfiduese, që vetë tha se po kërkonte së fundi.