Transmetuar më 24-11-2021, 12:28

“Special One” shpenzoi 800 euro për të mbajtur fjalën e dhënë. Trajneri i Romës i bleu këpucë të reja sporti Felix Afena-Gyan, pas fitores ndaj Genoa në fundjavë, falë dy golave të 18-vjeçarit.

Pavarësisht se ganezi nuk kishte startuar kurrë një ndeshje si profesionist për ekipin e parë verdhekuq, Mourinho e hodhi atë në fushë në 15 minutat e fundit të përplasjes së Serie A, në stadiumin komunal “Luigi Ferraris”.

Afena-Gyan vrapoi në vijën anësore të fushës për të festuar me Mourinho, pasi shënoi golin e tij të parë, me trajnerin e Romës që zbuloi më vonë se kishte një premtim për ta mbajtur. Sipas “Football Italia”, Mourinho tha për DAZN:

"I kisha premtuar t’i blija Felix-it këpucët që i pëlqejnë shumë, të cilat janë vërtet të shtrenjta, kushtojnë 800 euro, kështu që ai vrapoi dhe më tha të mos harroj. E fitoi bastin, duke shënuar jo një, por dy gola, ndaj meriton të shpërblehet".

Jose Mourinho Kept His Promise And Bought Felix Afena-Gyan The €800 Shoes  He Wanted After AS Roma Brace

Në përputhje me fjalën e tij, Mourinho vizitoi dyqanet dhe bleu këpucët të hënën, sipas verdiktit të bastit që kishte vënë me lojtarin e ri: nëse shënon gol, do ta marrësh dhuratën.

Megjithatë, nuk është hera e parë që Mourinho i shpërblen kështu lojtarët e tij, pas një paraqitjeje të shkëlqyer. Sergio Reguilón pati trajtim të ngjashëm VIP nga trajneri portugez sezonin e kaluar.

Mbas fitores 2-0 të Tottenham ndaj Manchester City, në nëntor 2020, Mourinho postoi një foto të tij me Reguilón në Instagram, duke pozuar pranë një kofshe derri të pjekur. “Premtimi është premtim dhe duhet mbajtur, – shkroi ish-trajneri i “Spurs”. – Më kushtoi 500 £, por unë i mbaj premtimet”.

Sipas gazetës spanjolle ABC, Mourinho i kishte dhënë Reguilón-it motivim shtesë përpara ndeshjes, duke vënë bast për këtë shpërblim me mbrojtësin e majtë. Reguilón do ta merrte këmbën e derrit vetëm nëse do të ishte në gjendje ta ndalonte Riyad Mahrez. Ish-mbrojtësi i Real Madridit i fitoi të katër duelet një kundër një ndaj algjerianit.