Transmetuar më 24-11-2021, 10:21

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është zgjedhur në krye të agjensisë së menaxhimit të fondeve të dhëna nga donatorët. Në një takim në ministrinë e brendshme, Beqaj tha se ai e ka marrë këtë post prej tre ditësh.

Kujtojmë se Beqaj nuk mundi që të fitonte mandatin e deputetit në qarkun e Shkodrës, në zgjedhjet e 25 Prillit, dhe ky emërim i ri duket të jetë njëlloj shpërblimi nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Emërimi i Beqajt në këtë drejtori ishte paralajmëruar prej kohësh, dhe sipas opozitës kjo nuk është gjë tjetër veçse një mbivendosje ndaj rolit dhe funksionit të ministrisë së financave.

Sipas PD, Beqaj do të jetë në krye të drejtorisë për menaxhimin e Fondeve të Donatorëve, njësoj si një ministër pa portofol./E.M-noa.al