![](https://noa.al/newsImages/2021/11/Screenshot_20211118-080922_Chrome.jpg)
![](/newsImages/2021/11/Screenshot_20211117-072748_Gallery.jpg)
![](/newsImages/2021/11/photo_2021-11-16_21-17-28-e1637090284494.jpg)
![](/newsImages/2021/11/Screenshot_20211116-212726_Gallery-1.jpg)
![](/newsImages/2021/11/photo_2021-11-16_21-17-21-e1637090353503.jpg)
![](/newsImages/2021/11/photo_2021-11-16_21-19-41-e1637090423726.jpg)
![](/newsImages/2021/11/3142146.jpg)
![](/newsImages/2021/11/image.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-1.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-2.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-3.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-6.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-7.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-8.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-9.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-5.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-4.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-10.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-11.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-12.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-14.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-15.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-13.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-16.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/image-17.jpeg)
![](/newsImages/2021/11/Screenshot_20211116-212726_Gallery.jpg)
![](/newsImages/2021/11/fgzzhethrt.jpg)
Autoritetet në Athinë, po hetojnë dosjen kriminale të një 35-vjeçari shqiptar, i cili dyshohet se ishte përfshirë më parë në një aferë droge të fortë. Ata kanë sekuestruar pamjet video nga kamerat e sigurisë për të hetuar ekzekutimin mafioz me një të vdekur dhe një të plagosur në pikën e karburantit në Nikea të Athinës.
Një portal lokal nxori pamjet që ju sjell noa.al më poshtë. Në to shihet se si BMW-ja e zezë me xhama të errët hyn në pikën e karburantit në rrugën Thivon 181 në Nikaia, mbrëmjen e së martës 16 nëntor, në orën 20.00.
Pranë derës së zyrës së karburantit qëndrpn veshur me të zeza, shqiptari 35-vjeçar Mario Diamanti dhe një mik i tij. Rrotull tyre gjenden dhe punonjësit e kompanisë.
Shoferi i BMW afron mjetin pranë Marios dhe nga sediljet e pasme nisin plumbat. Ato kapin Marion dhe mikun e tij. Sakaq vijnë plumba të tjerë me silenciator që fundosin biznesmenin pasi tre e kapën në gjoks dhe një në kokë.
Menjëherë më pas makina nis të largohet me shpejtësi duke rrezikuar të shtypë një punonjës.
Automjeti i autorëve, i cili ishte vjedhur rreth një muaj më parë në Glyfada, u gjet në flakë disa qindra metra më tutje ku duket se autorët kanë ndërruar mjet.
Mario Diamanti, 35-vjeçari shqiptar, u arrestua për një çështje droge në vitin 2010.
Pak kohë më vonë ai u akuzua për vrasje dhe në vitin 2013, u shpall i pafajshëm në gjykatë.
Një atentat i ngjashëm në stil, që ndodhi në Tiranë rreth një javë më parë, “tregon” një lidhje me mafian shqiptare, për një borxh që besohet se ishte zhytur 35-vjeçari shqiptar Mario Diamanti nga trafiku i drogës.
I ndjeri la pas gruan e tij greke e cila është shtatzënë me binjakë. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
![](/assets/images/shenim-news.jpeg)