Transmetuar më 16-11-2021, 14:40

Maqedonia e Veriut ka shtrënguar masat kundër COVID-19 duke marrë parasysh ritmin e pandemisë dhe rritjen e rasteve të reja gjatë dy javëve të fundit.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik bëhet me dije se masat e reja janë që nëpër të gjitha hapësirat e mbyllura, si objektet e gastronomisë, restorante e qendra tregtare nuk do të mund të hyhet pa qenë i imunizuar me dy doza të vaksinës.

Këto masa pritet që të rrisin ndërgjegjësimin e populllsisë duke bërë kështu respektimin e tyre dhe rrjedhimisht uljen e rasteve të reja të infektimeve.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Maqedoninë e Veriut numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 7,337 persona ndërsa raste aktive janë 8,331. Gjithsej të infektuar që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 193,000 persona.