Transmetuar më 14-11-2021, 19:53

Ka përfunduar në Kosovë raundi i dytë i votimeve në 21 komuna.

Kreu i KQZ-së së Kosovës Kreshnik Radoniqi ka dalë në një konferencë për shtyp pak çaste më parë pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit.

Ai e ka konsideruar të qetë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

I pyetur nëse do të ketë rezultate përfundimtare për ndonjë nga kounat mbrëmjen e sotme, kreu i KQZ-së deklaroi se po punohet në këtë drejtim.

“Jemi duke punuar në atë drejtim. Presim për rezultatin. Ne do ju njoftojmë”, tha Kreshnik Radoniqi.