Transmetuar më 14-11-2021, 13:55

Sot zhvillohen zgjedhjet në disa komuna të Kosovës.

Një qytetar ka gjetur një formë origjinale për të votuar. Me karrocë me kal dhe flamurin kombëtar në dorë, ai është nisur për tek kutia e votimit.

Sipas raportimeve, deri më tani procesi i votimit në Kosovë po zhvillohet normalisht.

Qendrat e votimit në Kosovë janë hapur prej orës 07:00 deri më orën 19:00 teksa shumica e politikanëve dhe kandidatëve për kryetar komunash kanë hedhur votën e tyre.