Transmetuar më 13-11-2021, 12:43

Disa rinovime kontratash janë shumë të thjeshta. Nëse vullneti i lojtarit dhe i klubit përkojnë, mjaftojnë nja dy biseda për të vënë nënshkrimet në vazhdim. Por, nëse ka diçka për të diskutuar, situata mund të ndërlikohet.

Dhe shumë prej “telenovelave” të futbollit janë të lidhura me rinovime që duket se nuk arrijnë kurrë, duke i acaruar fansat, të cilët duan siguri për qëndrueshmërinë e të preferuarve të tyre. Në këtë pikë mund të arrihet dhe të bëhet gjithçka shumë e rrezikshme, siç na thotë Rio Ferdinand.

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Kombëtares së Anglisë i kujton kanalit “FIVE” në YouTube atë që ndodhi gjatë një negociatë të tij të vështirë: "Një ditë isha në shtëpi dhe papritmas më thërrasin nga citofonia e portës. Shkoj të shoh kush është, por ata kishin vënë kapuçë në kokë, kështu që nuk e kisha idenë me cilët po përballesha.

Mendova: kush janë këto të pafytyrë, po dal dhe po luftoj me to, nuk më pëlqen dikush që merr guximin të më vijë kështu në shtëpi. Kujtova se ishin aty për të më grabitur, pastaj për fat njëri nga ata bërtiti: Nënshkruajeni këtë kontratë! Kësisoji, u qetësova për një moment. Mendova, dakord, nuk duan të më grabisin, është çështje futbolli".

Manchester United Transfers: Top 10 Possible Replacements for Rio Ferdinand | Bleacher Report | Latest News, Videos and Highlights

Sidoqoftë, në çdo rast situata për të nuk ishte marrë me shumë qetësi: "Iu thashë: Çfarë keni ardhur të bëni në shtëpinë time? Po të ndiqja të fejuarën tuaj apo te ulesha dhe ta prisja jashtë me gjithë shokët e mi, a do të ishit të lumtur? Jo, nuk do të ishit. Nuk shkon të më vini më në shtëpi. Pse nuk shkoni te Beckham, te Keane, por vini këtu? Cili është problemi juaj?"

Në fakt, problemi me tifozët ishin negociatat mes Ferdinand dhe Manchester United, të cilat vazhdonin për një kohë të gjatë, por pa rinovuar. Ish-trajneri Ferguson, në muajt e mëparshëm ia kishte hequr statusin e zëvendëskapitenit dhe tifozët e kontestonin gjatë përgatitjeve.

Absurdi ishte se qendërmbrojtësi nuk dëshironte të largohej, përkundrazi. Ai thjesht ishte… duke luajtur lojën e tij: “Në fund iu shpjegova se si po shkonin punët: Mos u shqetësoni, do të rinovoj, dua të qëndroj këtu. Nuk do të shkoj askund tjetër, por po negocioj. A mund të më lejoni të negocioj?" Dhe rinovimi, me shumë qetësi dhe pak frikë erdhi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd