Transmetuar më 12-11-2021, 08:51

Ndërsa mediat italiane, franceze dhe argjentinase e pasurojnë çdo ditë me detaje të reja “telenovelën” më të ndjekur të periudhës së fundit, Mauro Icardi dhe Wanda Nara ecin drejt në rrugën e tyre, duke u shfaqur të buzëqeshur dhe të dashuruar gjatë pushimeve në Dubai.

Gruaja-agjente e ish-kapitenit të Interit, aktualisht pjesë e PSG-së, në fakt ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku me fustanellë dhe para pasqyrës, ajo përqafohet me butësi nga bashkëshorti.

Ky i fundit i jep asaj edhe një puthje të butë në qafë. Në pritje të episodeve të reja, të nxitura nga thashethemet për lidhjet e fshehta të futbollistit me China Suarez dhe transeksualen Guendalina Rodriguez, të dy i tregojnë botës qetësinë e rizbuluar.

"Nga Dubai me shumë dashuri", – është mbishkrimi i Wanda pranë videos së postuar. Më herët, agjentja e futbollit kishte postuar një mesazh tjetër misterioz në Instagram, duke ngjallur kureshtjen e mbi 9 milionë ndjekësve të saj.

“Soy lo que soy por como soy…”, ose: “Unë jam ai që jam, ashtu siç jam”. Çfarë do të thotë? Kujt i drejtohet mesazhi? Është e pashmangshme të mos mendosh për telenovelën me Mauro Icardin. Mesazhit të postuar nga Dubai, Ëanda i shtoi një foto të nxehtë të saj në sytjena.

Përgjigja e Mauros nuk vonoi, teksa sulmuesi i PSG komentoi: “Hermosa” (bukur), shoqëruar me një zemër lejla. Ka zëra për një pajtim mes të dyve, pas rishfaqjes së unazës së martesës, të cilën modelja argjentinase e kishte hequr nga gishti ditët e fundit pas tradhtisë së ish-kapitenit të Interit me aktoren dhe këngëtaren amerikano-jugore, China Suarez.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd