Transmetuar më 12-11-2021, 07:56

Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.3 e shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje, në orën 05:45, në zonën detare të Kretës.

Sipas Institutit Sizmiologjik, epiqendra ishte 42 kilometra në perëndim të Paleochora, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 17.5 kilometra.

Nuk raportohet për viktima.

Prej disa kohësh Kreta është goditur nga dhjetëra tërmete.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd