Transmetuar më 09-11-2021, 12:30

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pasi një polic shtyu gazetaren në greminë ndërsa ajo ishte në krye të detyrës.

Rama është shprehur se është për të ardhur keq kur individë të caktuar me uniformën e Policisë së Shtetit, keqtrajtojën një gazetare.

Teksa ka dënuar veprimin e efektivit të policisë Kryeministri u bëri apel efektivëve që të mos ofendojnë, shajnë, apo kërcënojë, pasi ata janë mishërimi i ligjit dhe ligji vetëm vepron.

“Pershëndetje te gjithëve dhe shumë respekt për të gjithë punonjësit dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, për punën e palodhur dhe patjetër dhe për rezultatet. Është për të ardhur keq kur individë të caktuar me uniformën e Policisë së Shtetit, siç ishte rasti i fundit i dikujt se keqtrajtoi një gazetare, jo për faktin se vajza ishte gazetare, por për faktin që ishte gazetare dhe ngjarja u bë më e bujshme. Fakti që keqtrajtoi një qytetare hedhin hije mbi këtë punë dhe mbi këtë sakrificë. Çdonjëri prej jush del nga shtëpia në një punë të vështirë dhe nuk e meriton në imazhin e uniformës që vesh të ketë të tilla stërkala balte.

Është e rëndësishme që jo vetëm të veprohet siç u veprua, me shpejtësi për ta larguar nga detyra, por është e nevojshme të mbahet parasysh se trupa e Policisë së Shtetit nuk ka nevojë për asnjë gjest dhe asnjë fjalë të tepërt, pasi është mishërimi i ligjit dhe ligji nuk flet, nuk shan nuk kërcënon, ligji vepron. Në veprimin e ligjit është krejt e tepërt që të bëhen gjeste që i ulin kokën për sa ditë me radhë punonjësve të Policisë së Shtetit, për faj të dikujt që nuk e meriton të jetë kolegu i tyre”, tha Rama. Ndër të tjera Edi Rama ka folur edhe për 3 prioritet që Ministria e Mbrojtjes ka gjatë 2022. " Nuk dua të për përsërise shifra dhe objektiva, dua vetëm të vë theksin në prioritetet e këtij madati, të cilat janë edhe piketat e vendosur në cdo hap që ne hedhim në funksion të përplarimit të punëve në Policinë e Shtetit. Lufta kundër krimit është prioriteti i proritetve për shtirjen në të gjitha aspektet e saj, front që është bërë progres i dukshëm ku ka ende shumë për të bërë. Prioriteti i dytë është rritja në një nivel sigurie më të lartë në të gjithë qarkullimin rrugor në Republikën e Shqipërisë dhe vendosja e një kontrolli absolut në të gjithë territorin e Shqipërisë për vetë Shqipërinë në territor si krimet mjedisore. Prioriteti i tretë është rritja e standardëve të shërbimit të qytetarëve. Në funksion të këtyre prioriteteve besoj se kemi ndërtuar një buxhet që rrit mundësitë për Ministrinë e Breendshme dhe Policinë e Shtetit."- tha Rama.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd