Transmetuar më 04-11-2021, 13:02

Kosova, ashtu si edhe Mali i Zi dhe Bosnja, nuk i është bashkuar nismës “Open Balkan”.

Gjatë konferences së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, presidenti serb, Vuçiç deklaroi se problemet me Prishtinën do zgjidhen përmes dialogut në Bruksel.

“Nuk mund t’i përgjigjem të njëjtës pyetje vetëm sepse jam Presidenti i Republikës së Serbisë. Jo sepse nuk mundem as sepse kam një problem. Nuk dua as të justifikohemi para Bashkimit Evropian për asgjë, as sepse po e bëjmë. Pse duhet ta themi para çdokujt që ne kemi një nismë që mundëson që produkti të mos jetë në pritje në kufi për 24 apo 48 orë. Më lini t’ju them që nuk kemi pse justifikohemi para askujt. Dhe në fund të na thonë më pas, nuk duam për shkak të Vuçiç, jo për shkak të Ramës. Duhet të punojmë për këtë çështje, kush do të bëhet pjesë është i mirëpritur, kush nuk do, le të rrijë.

Po e bëjmë këtë për të mirë të qytetarëve tanë, pse duhet të japim shpjegime. Ne diskutuam mbrëmë me kryeministrin e Malit të Zi, përmendëm se cilat ishin përfitimet. Ai tha se është e rëndësishme që të jetë pjesë e nismës së përbashkët për katastrofat natyrore. Nuk e nxitëm,” deklaroi presidenti serb.