Transmetuar më 31-10-2021, 21:28

Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:50 në autostradën Rrogozhinë-Durrës. Një makinë tip “BMW” ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër makinë tip “Benz”. Për pasojë ka mbetur i lënduar shoferi i “BMW” të cilin e shoqëruan në spitalin e Kavajës me ambulancë. Në vendngjarje është policia që po bën hetimet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





