Një 24 vjeçar, i veshur me kostumin e Xhokerit ka sulmuar njerëz të pafajshëm duke plagosur rëndë të paktën 17 vetë në një episod që ndodhi sot ora 20 (e diel).
Ngjarja ndodhi në Tokio, zona Shinjuku, ku ndodhet stacioni më i ngarkuar i trenave në botë, raporton noa.al.
Autori që ishte veshur si Joker, personazh në filmin Batman, u fut në metro dhe sulmoi pasagjerët e një treni dhe plagosi 17 prej tyre dhe lëndoi dhe disa të tjerë më lehtë.
Pjesa më e madhe ishin djem e vajza të reja të cilët po udhëtonin për të marrë pjesë në një festë për Halloween, siç raportojnë mediat japoneze.
Agresori nuk u mjaftua vetëm me thikën. Ai hodhi një sasi lënde djegëse duke shpërthyer edhe një zjarr në tren.
Momente frike tregohen nga pasagjerët. Ndërsa në fillim ata menduan se ishte një truk për Halloween, shpejt kuptuan se po përballeshin me një sulm të egër.
Policia ka bërë të ditur se në vendngjarje ka arrestuar autorin. /noa.al
きょう午後8時ごろ、東京 調布市を走行中の京王線の車内で男が刃物を振り回して周りの乗客に切りつけ、さらに液体をまいて車内に火をつけました。
警視庁は20代の容疑者を逮捕して詳しい状況を調べています。(映像は午後8時50分ごろ撮影)https://t.co/FhZ91avfCv#nhk_video pic.twitter.com/aUe93oMPmq
— NHKニュース (@nhk_news) October 31, 2021